Një lajm disi më lehtësues vjen pas tragjedisë së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në një aksident rrugor.
8-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në të njëjtën ngjarje, ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se gjendja e tij është stabilizuar dhe pritet që së shpejti të transferohet nga reanimacioni në pavijon.
Megjithatë, i mituri do të vijojë të qëndrojë nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor për trajtimin e plagëve të marra nga aksidenti.
Ngjarja tragjike tronditi opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident fatal.
