Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar ndalesën e radhës në kuadër të turit të tij politik “Foltorja”.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një takim me mbështetësit në Dibër. Sipas njoftimit, aktiviteti është planifikuar të nisë në orën 10:30.
Takimi pritet të mbahet në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, ku Sali Berisha do të bashkëbisedojë me demokratët për zhvillimet politike dhe organizimin e mëtejshëm të partisë.
“Foltorja” është një nismë e ndërmarrë prej tij për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarësinë dhe për të diskutuar çështje të brendshme dhe aktualitetin politik në vend.
