Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka dhënë një mesazh të ri publik ku ka rritur ndjeshëm tonet ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hedhur dyshime mbi mundësinë e një marrëveshjeje të re mes dy vendeve.
Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Khamenei u shpreh se procesi i negociatave mbetet i pasigurt dhe vuri në pikëpyetje aftësinë e Uashingtonit për të garantuar sigurinë e aleatëve të tij në rajon.
Sipas tij, prania amerikane në Lindjen e Mesme është një nga arsyet kryesore të paqëndrueshmërisë, duke theksuar se stabiliteti i rajonit mund të arrihet vetëm nëse SHBA largohet nga kjo zonë.
Deklaratat e liderit iranian vijnë në një moment tensioni të lartë gjeopolitik dhe pas përpjekjeve të fundit për të rifilluar dialogun mes Teheran dhe Washington.
Pavarësisht sinjaleve për negociata, qëndrimet e forta nga të dyja palët tregojnë se rruga drejt një marrëveshjeje të re mbetet e vështirë dhe e mbushur me pasiguri.
