Selia rozë në tension, Kreshnik Hajdari rrezikon mandatin: Gjykata e Lartë detyron Ilirjan Celibashi të vendosë

Data

Kriza brenda mazhorancës thellohet, ndërsa kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, përballet me rrezikun e humbjes së mandatit pas një vendimi të fundit nga Gjykata e Lartë.

Gjykata ka vendosur të rikthejë çështjen për shqyrtim në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke detyruar këtë institucion të marrë një vendim përfundimtar mbi vlefshmërinë e mandatit të tij. Vendimi rrëzon rekursin e paraqitur nga Hajdari dhe thekson se pa një qëndrim të qartë nga KQZ, çështja nuk mund të zgjidhet në gjykatë.

Në thelb të debatit është mosdeklarimi i një dënimi të mëparshëm në Greqi, i cili lidhet me një vendim të vitit 1999 për hyrje të paligjshme në territorin grek. Ky fakt nuk ishte përfshirë në formularin e vetëdeklarimit gjatë zgjedhjeve vendore.

Për këtë çështje, Hajdari është dënuar në vitin 2024 pas një hetimi nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), por mbetet ende e paqartë nëse ky dënim e përfshin atë në ndalimet e ligjit të dekriminalizimit.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Lartë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk ka dhënë një vendim përfundimtar, por vetëm procedural, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Tashmë, përgjegjësia për vendimmarrjen përfundimtare bie mbi KQZ-në, e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, e cila duhet të përcaktojë nëse Hajdari mund të vijojë apo jo në detyrë.

Vendimi i këtij institucioni pritet të jetë vendimtar për të ardhmen politike të kryebashkiakut, por edhe një test i rëndësishëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related