“Asnjë tolerim”/ Eugen Beçi për gjendjen e Ilir Meta: Pamja e tij tregon realitetin e burgjeve

Data

Ish-prokurori Eugen Beçi ka komentuar gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta pas paraqitjes së tij në seancën gjyqësore, duke e lidhur atë me kushtet e përgjithshme në burgjet shqiptare.

Sipas Beçit, pamja fizike e Metës është një reflektim i drejtpërdrejtë i situatës në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

“Gjendja e të burgosurve në Shqipëri është skandaloze… kjo shihet edhe në pamjen fizike,” u shpreh ai.

Ai theksoi se ndaj Metës nuk po aplikohet asnjë trajtim i veçantë apo lehtësim, pavarësisht profilit të tij si ish-kreu i shtetit.

Beçi përmendi gjithashtu rolin e Avokati i Popullit, i cili sipas tij ka iniciuar disa herë hetime administrative për shkelje të mundshme në trajtimin e të paraburgosurve.

Sipas tij, shqetësimet lidhen jo vetëm me kushtet fizike, por edhe me kufizimet e të drejtave që u garantohen ligjërisht personave në paraburgim.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur debati për kushtet në burgje dhe trajtimin e figurave publike në proces gjyqësor është intensifikuar në opinionin publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related