Mungesa e Erion Veliaj në gjyq/ Avokati sqaron: Jo për operacionin, por për kushtet në sallë

Data

Avokati Plarent Ndreca ka dhënë sqarime lidhur me mungesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në seancën e fundit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Sipas tij, mungesa e Veliajt nuk lidhet me ndërhyrjen kirurgjikale të kryer pak ditë më parë, por me kushtet në të cilat zhvillohet procesi gjyqësor.

“Prezenca e tij duhet të jetë krah avokatit për një mbrojtje efektive… kufizimet aktuale e bëjnë këtë të pamundur,” u shpreh Ndreca.

Avokati theksoi se vendosja e të pandehurit në një strukturë xhami (“kafaz”) nuk është standard, por një masë përjashtimore që duhet të përdoret vetëm kur ka nevoja të veçanta sigurie.

Ai shtoi se në këtë rast, një praktikë e tillë cenon parimin e barazisë para ligjit dhe të drejtën për një mbrojtje të plotë.

Në lidhje me gjendjen shëndetësore, Ndreca sqaroi se Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje të lehtë dermatologjike.

“Nuk është diçka e rrezikshme, lidhet me lëkurën,” tha ai.

Debati mbi kushtet e zhvillimit të seancave gjyqësore, përfshirë përdorimin e “kafazit të qelqtë”, vijon të mbetet një çështje e diskutuar, jo vetëm për rastin e Veliajt, por edhe për procese të tjera të profilit të lartë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related