Tragjedi në Lezhë – Humbin jetën Anton Keçi dhe vajza e tij Bora Keçi pas daljes së makinës nga rruga

Data

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Kakarriq, ku kanë humbur jetën babë e bijë.

Viktimat janë identifikuar si Anton Keçi, 53 vjeç, mjek me profesion, dhe vajza e tij Bora Keçi, 20 vjeçe, studente e Mjekësisë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal me ujë në afërsi të fshatit Gocaj.

Ngjarja u zbulua në orët e vona të mbrëmjes, pasi djali i familjes denoncoi në polici humbjen e kontakteve me babain dhe motrën. Trupat e tyre u gjetën më pas brenda automjetit të përmbysur.

Policia bën me dije se në momentin e aksidentit mjeti drejtohej nga 20-vjeçarja, e cila dyshohet të ketë humbur kontrollin, duke çuar në daljen nga rruga.

Babë e bijë po ktheheshin nga zona e Gjadër, ku punonin me kohë të pjesshme. 53-vjeçari ushtronte detyrën e shefit të shëndetësisë në burgun e Shënkollit, ndërsa vajza ishte studente në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related