Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e rëndë të ndodhur në Balldren, ku mbetën të vrarë një burrë dhe bashkëshortja e tij, pasi automjeti i tyre tip “Audi Q7” u qëllua me breshëri plumbash.
Një prej viktimave është identifikuar si Kreshnik Muçaj, i cili rezulton një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese.
Sipas burimeve, në vitin 2017 ai është arrestuar së bashku me vëllezërit e tij, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gegë Mëhilli, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016.
Këto të dhëna pritet të jenë pjesë e hetimeve që po zhvillohen aktualisht, për të kuptuar nëse e shkuara e viktimës ka lidhje me atentatin e fundit, i cili dyshohet të ketë qenë i mirëorganizuar.
Ndërkohë, policia vijon kontrollet dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi motivet e krimit apo identitetin e autorëve.
