Makina “Audi” e bërë shoshë nga plumbat në Balldren – Burrë e grua humbin jetën, trupat gjenden në automjet

Data

Detaje të rënda janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Balldren, ku një automjet tip “Audi” është qëlluar me breshëri plumbash.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë një burrë dhe një grua, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave. Trupat e pajetë janë gjetur brenda mjetit, i cili është dëmtuar rëndë nga plumbat.

Në pamjet e publikuara nga vendngjarja, automjeti shfaqet i qëlluar në pjesë të ndryshme, duke treguar intensitetin e sulmit.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ende nuk ka një version zyrtar mbi motivet e ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim autoritetet të japin më shumë detaje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related