Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas të shtënave me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, D.C., duke dënuar ashpër incidentin.
Në një postim në rrjetet sociale, Erdoğan theksoi se në një sistem demokratik përballja duhet të zhvillohet përmes ideve dhe jo përmes dhunës.
“Në demokraci, lufta zhvillohet me ide; nuk ka vend për asnjë formë dhune,” u shpreh ai.
Presidenti turk e cilësoi ngjarjen si një tentativë të papranueshme dhe u shpreh i lehtësuar që presidenti Donald Trump, Melania Trump dhe të pranishmit e tjerë nuk pësuan lëndime.
Ai gjithashtu shprehu mbështetjen dhe urimet më të mira për administratën amerikane dhe popullin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe institucioneve demokratike.
Reagimi i Erdoğan i shtohet një sërë deklaratash nga liderë ndërkombëtarë, të cilët kanë dënuar njëzëri dhunën dhe kanë bërë thirrje për respektimin e vlerave demokratike.
