Presidenti i Këshilli Europian, Antonio Costa, ka reaguar pas të shtënave me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, D.C..
Në deklaratën e tij, Costa shprehu shqetësim për ngjarjen, duke theksuar se dhuna politike nuk duhet të ketë asnjë vend në jetën publike dhe duhet refuzuar në mënyrë të vendosur.
“Refuzojmë dhunën politike. Ajo nuk ka vend në shoqëritë demokratike,” theksoi ai.
Kreu i Këshillit Europian vlerësoi gjithashtu reagimin e shpejtë të forcave të sigurisë, që sipas tij shmangën një situatë më të rëndë, duke garantuar evakuimin e sigurt të presidentit Donald Trump, Melania Trump dhe të gjithë të pranishmëve në event.
Costa e cilësoi si inkurajuese ndërhyrjen profesionale të autoriteteve, duke nënvizuar rëndësinë e institucioneve të forta në përballimin e situatave të tilla.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta nga liderë ndërkombëtarë, të cilët kanë dënuar aktin dhe kanë shprehur solidaritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
