“Një frikacak tentoi të shkaktonte tragjedi” – Shërbimi Sekret i SHBA reagon pas sulmit me armë në eventin ku ishte Donald Trump

Data

Shërbimi Sekret i SHBA ka reaguar zyrtarisht pas incidentit me të shtëna me armë gjatë një eventi në Washington DC, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë të zëvendësdrejtorit Matthew Quinn, u theksua se ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë parandaloi një situatë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi të rëndë.

“Sonte, një individ tentoi të krijojë një tragjedi kombëtare. Ai nënvlerësoi kapacitetet mbrojtëse të Shërbimit Sekret dhe u ndalua në kontaktin e parë,” thuhet në deklaratë.

Sipas autoriteteve, i dyshuari u neutralizua menjëherë sapo u përball me forcat e sigurisë, ndërsa sistemi i mbrojtjes funksionoi sipas protokolleve të përcaktuara.

Quinn theksoi se reagimi i shpejtë ishte rezultat i koordinimit të ngushtë mes agjentëve të Shërbimi Sekret i SHBA dhe strukturave të tjera të rendit, duke vlerësuar profesionalizmin e treguar në menaxhimin e situatës.

Ngjarja shkaktoi panik të momentit mes të pranishmëve, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të sigurisë, presidenti Trump dhe pjesëmarrësit e tjerë u evakuuan pa lëndime serioze. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related