Forcat Operacionale të Drejtorisë së Burgjeve zbarkojnë në Vlorë, kontrolle të befasishme në paraburgim për sende të paligjshme

Data

Një aksion i befasishëm është zhvilluar në paraburgimin e Vlorë, ku Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në ambientet e institucionit.

Sipas informacioneve paraprake, rreth 70 efektivë janë angazhuar në këtë operacion, duke kontrolluar çdo qeli me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara brenda paraburgimit.

Aksioni është pjesë e një serie kontrollesh rutinë që po zhvillohen në institucionet e vuajtjes së dënimit në të gjithë vendin, me fokus rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme brenda tyre.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe forca mbështetëse nga burgjet e Fier dhe Peqin, duke rritur kapacitetin operacional në terren.

Kontrollet vijojnë ende, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë në orët në vijim një bilanc zyrtar mbi rezultatet e aksionit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related