Zjarri përfshin një banesë në Korçë, dyshohet shkëndijë elektrike nga kondicioneriZjarri përfshin një banesë në Korçë, dyshohet shkëndijë elektrike nga kondicioneri

Data

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 10 në Korçë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e banorëve.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga një shkëndijë elektrike në kondicioner dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e banesës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në banesat përreth.

Familja që banonte në shtëpi ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar asnjë dëmtim, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe konfirmimin e shkakut të zjarrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related