Media franceze kritikon Ramën për qëndrimet ndaj BE dhe Rusisë, “Le Figaro”: Qasje e gabuar strategjike dhe tone të ashpra ndaj Europës

Data

Një nga mediat më të mëdha franceze, Le Figaro, ka publikuar një analizë kritike ndaj qëndrimeve të kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me Bashkimin Evropian dhe politikën ndaj Rusisë.

Sipas artikullit, deklaratat e Ramës në një intervistë për Politico, ku ai ka cilësuar si “gabim strategjik” refuzimin e Europës për të dialoguar me Rusinë, bien ndesh me linjën zyrtare të Bashkimi Evropian. Zyrtarët e lartë europianë kanë mbajtur një qëndrim të kundërt, duke argumentuar se negociatat me Moskën janë të padobishme në kushtet aktuale të konfliktit.

Në analizë theksohet se Rama shfaqet si një zë kundërrymë në një moment delikat gjeopolitik, duke ngritur pikëpyetje mbi koherencën e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe raportin e saj me BE-në. Media franceze e konsideron këtë një qasje të diskutueshme, sidomos kur vendi aspiron integrimin europian.

Në intervistën e tij, Rama ka deklaruar se Europa duhet të mbajë të hapura kanalet e komunikimit me Rusinë, duke theksuar se pavarësisht përfundimit të luftës, Moska do të mbetet një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar. Ai ka shtuar se Shqipëria nuk ka varësi ekonomike apo energjetike nga Rusia, çka sipas tij i jep liri për të shprehur këtë qëndrim.

Artikulli vëren gjithashtu kontrastin mes këtij pozicioni dhe deklarimeve të vazhdueshme të Ramës për përkushtimin ndaj integrimit në BE, si dhe raportet e tij të afërta me disa liderë europianë. Në këtë kontekst, komentet e tij interpretohen si një sfidë ndaj qëndrimit të përbashkët europian në një kohë kur BE po përballet me krizë gjeopolitike dhe energjetike.

Kritikat vijnë në një moment kur liderët europianë po diskutojnë rritjen e mbështetjes për Ukrainën dhe menaxhimin e tensioneve globale, duke e bërë çdo devijim nga linja e përbashkët më të ndjeshëm në arenën ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related