Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja: familja respekton amanetin për ceremoni të thjeshtë dhe pa organizime zyrtare

Data

Bota akademike shqiptare është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave më të shquara të saj, Rexhep Qosja, i cili u shua në moshën 89-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku konfirmohet se akademiku është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni të thjeshtë dhe të qetë, në përputhje me amanetin e tij.

Sipas njoftimit, varrimi është zhvilluar vetëm në praninë e familjarëve të ngushtë, ndërsa është respektuar dëshira e të ndjerit që të mos organizohen ceremoni pritjeje apo aktivitete institucionale në nder të tij. Familja ka kërkuar gjithashtu mirëkuptim dhe respekt për privatësinë në këtë moment të vështirë.

Rexhep Qosja konsiderohej një nga mendjet më të ndritura të kulturës dhe mendimit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në letërsi, kritikë dhe studime historike.

Veprat dhe kontributi i tij do të mbeten një referencë e rëndësishme për brezat e ardhshëm, ndërsa ndarja e tij nga jeta shënon një humbje të madhe për botën akademike dhe kulturën shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related