Sali Berisha reagon për zjarrin në Bushat: “Tymi mbulon Shkodrën, krim i rëndë mjedisor”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu landfillin e Bushatit në Shkodër, duke e cilësuar situatën si një “krim të rëndë mjedisor”.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikoi pamje nga flakët që kanë përfshirë mbetjet në landfill, ndërsa theksoi se tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth dhe qytetin e Shkodrës.

Sipas tij, situata paraqet rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, duke ngritur shqetësime për menaxhimin e mbetjeve dhe masat e marra nga autoritetet.

Reagimi i Berishës vjen në një kohë kur forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa mbetet ende rreziku i riaktivizimit të vatrave të zjarrit në landfill.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related