SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberi/ Akuza për korrupsion, pastrim parash dhe abuzime me tenderat, kërkohet edhe ndalim funksionesh publike

Data

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka dhënë pretencën për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, duke kërkuar dënimin e tij me 10 vite burg.

Berberi akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Përveç dënimit me burg, SPAK kërkon edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas kërkesës së prokurorisë, dënimi pritet të ulet me një të tretën, për shkak të gjykimit të shkurtuar, procedurë që aplikohet kur i pandehuri pranon gjykimin mbi bazën e akteve ekzistuese.

Gjithashtu, organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e shumave monetare të sekuestruara gjatë hetimit, konkretisht 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë të rinj.

Çështja ndaj ish-zyrtarit të lartë konsiderohet një nga dosjet e rëndësishme të SPAK në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta të administratës publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related