Vrasja e Miklovan Dakaj në Spanjë: Trupi u hodh në rezervuar me blloqe betoni, arrestohen tre të dyshuar

Data

Detaje të reja dhe tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar Miklovan Dakaj në Spanjë, një ngjarje që ka ngritur shqetësime të mëdha për brutalitetin e krimit.

Sipas mediave spanjolle, trupi i viktimës ishte futur në një thes bashkë me blloqe betoni dhe ishte hedhur në një rezervuar, me qëllim që të fundosej dhe të mos gjendej. Megjithatë, disa muaj më vonë, për shkak të uljes së nivelit të ujit, trupi u zbulua rastësisht nga një person që kalonte në zonë.

Viktima ishte raportuar i zhdukur fillimisht nga partnerja e tij, ndërsa familjarët kishin deklaruar se kishin marrë presione për të ndërprerë kërkimet. Kur u gjet, trupi ishte në gjendje të avancuar dekompozimi, por identifikimi u bë i mundur falë disa tatuazheve.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për krimin, ndërsa dy prej tyre, shtetas shqiptarë, ndodhen aktualisht në burg. Autoritetet dyshojnë se viktima kishte shkuar vullnetarisht në një takim me ta dhe më pas ishte transportuar drejt zonës malore pranë rezervuarit ku ndodhi krimi.

Një nga elementët kyç të hetimit ka qenë një automjet i marrë me qira, i cili u përdor nga të dyshuarit dhe ndihmoi në identifikimin e tyre. Ndërkohë, roli i një gruaje të përfshirë në marrjen e automjetit mbetet ende nën hetim.

Autoritetet spanjolle vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related