Enno Bozdo: Qëndrimi i BE-së njësoj si opozita, ligji për portet turistike të mos dekretohet

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka reaguar në seancë plenare lidhur me ligjin për portet turistike, duke kërkuar që ai të mos dekretohet nga Presidenti i Republikës.

Bozdo deklaroi se qëndrimi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë për këtë ligj përputhet plotësisht me kritikat e opozitës. Sipas tij, reagimi i BE-së konfirmon se ligji ka probleme serioze, veçanërisht në lidhje me konkurrencën dhe transparencën në procedurat e dhënies së koncesioneve.

Ai theksoi se opozita ka kundërshtuar që në fillim këtë nismë, duke e cilësuar atë si klienteliste dhe të dëmshme për tregun. Në këtë kuadër, Bozdo i bëri thirrje Presidentit që ta kthejë ligjin për rishqyrtim dhe të mos e dekretojë.

Një ditë më parë, Delegacioni i BE-së u shpreh se ndryshimet në ligjin për portet turistike duhet të analizohen me kujdes, sidomos për përputhshmërinë me legjislacionin europian dhe rregullat e prokurimit publik.

Sipas BE-së, teksti i ri përfshin elementë të ngjashëm me ligjin për Investitorët Strategjikë, i cili pritet të shfuqizohet në kuadër të reformave dhe angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related