SPAK godet rrjetin e trafikut të kokainës, mbi 12 mln euro pasuri të sekuestruara dhe 11 urdhër-arreste

Data

SPAK ka dhënë detaje zyrtare mbi një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

Sipas njoftimit, grupi ka operuar gjatë viteve 2019–2021 në Amerikën Latine dhe në disa vende të Evropës, si Belgjika dhe Holanda, ku janë dokumentuar të paktën 8 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe autoritetet ligjzbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Me vendim të GJKKO, janë lëshuar 11 masa sigurie “arrest në burg” për shtetas shqiptarë, ndërsa disa prej tyre ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë dhe janë në kërkim.

Paralelisht, janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 12 milionë euro, përfshirë kompani, kuota biznesi, pasuri të paluajtshme në disa qytete si Tiranë, Lezhë, Shëngjin dhe Sarandë, dhjetëra automjete dhe 72 llogari bankare.

Në total, bëhet fjalë për 232 pasuri të sekuestruara, të cilat dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për bllokimin dhe administrimin e aseteve të sekuestruara.

SPAK ka falënderuar institucionet partnere ndërkombëtare për bashkëpunimin në këtë operacion, i cili konsiderohet ndër më të mëdhenjtë kundër trafikut të drogës në vitet e fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related