“Ferr flakësh” në Tiranë, vijon operacioni i shpëtimit në kompleksin Arlis pranë QSUT

Data

Zjarri i fuqishëm që përfshiu një pallat pranë QSUT në Tiranë ka vijuar të mbajë në alarm autoritetet, ndërsa operacionet e shpëtimit kanë sjellë rezultate të tjera pozitive.

Pas evakuimit të një të moshuare më herët, zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë edhe një tjetër grua nga banesa e përfshirë nga flakët në kompleksin Arlis.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, ndërhyrja e shpejtë e një zjarrfikësi bëri të mundur nxjerrjen e saj në kohë, ndërsa raportohet se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit në fasadën e ndërtesës dhe tymit të dendur që ka mbuluar zonën.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve dhe kontrollin e situatës, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse ka ende persona të tjerë brenda godinës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related