Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Pus Mezit në Vlorë, ku disa mbeturinave u është vënë flaka pranë banesave, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë vetë qytetarët ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre, është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave përreth dhe shmangien e dëmeve më të mëdha materiale.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë shkaqet e rënies së zjarrit.
