Vritet 20-vjeçari shqiptar në Helsingborg, plagoset një 25-vjeçare pas të shtënave me armë zjarri

Data

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Helsingborg, ku një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa një vajzë që e shoqëronte ka mbetur e plagosur.

Sipas mediave suedeze, policia është njoftuar pak para mesnatës për të shtënat, duke ndërhyrë menjëherë dhe duke rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja. Gjatë natës janë kryer hetime intensive, por deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar apo të dyshuar konkretë.

Burimet bëjnë me dije se viktima është një i ri shqiptar, rreth 20 vjeç, me origjinë nga Fieri, i cili jetonte prej disa vitesh në Suedia bashkë me familjen e tij.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeç, e cila ndodhej me të riun në momentin e ngjarjes. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima mund të ketë pasur lidhje me aktivitet kriminal, përfshirë trafik droge, por kjo mbetet ende në fazë verifikimi nga autoritetet suedeze.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related