Pas mbylljes së kutive të votimit në Hungaria, lideri i opozitës Péter Magyar është shfaqur optimist për rezultatin, megjithëse ka theksuar nevojën për kujdes deri në shpalljen përfundimtare.
I pritur me brohoritje nga mbështetësit jashtë selisë së partisë Tisza, Magyar deklaroi se pjesëmarrja e lartë në votime – që sipas tij mund të ketë arritur rreth 6 milionë votues – tregon rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve për qytetarët hungarezë.
Ai kritikoi gjithashtu sistemin zgjedhor dhe qeverisjen e kryeministrit Viktor Orbán, duke e cilësuar situatën si një “fushë të pabarabartë” politike pas më shumë se një dekade në pushtet.
“Hungaria nuk është një demokraci funksionale”, u shpreh Magyar, duke ngritur shqetësime për standardet demokratike në vend.
Në fund të fjalës së tij, lideri i opozitës falënderoi vëzhguesit e pavarur që monitoruan procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe integritetit të votimit.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve pritet me interes të madh, pasi mund të shënojë një kthesë të rëndësishme politike në Hungari dhe më gjerë në Evropë.
