Izraeli ka ndërmarrë sulme të reja ajrore në jug të Libanit, duke shënjestruar pozicionet e Hezbollah, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Raportimet nga autoritetet libaneze bëjnë të ditur për disa goditje ajrore në zona të ndryshme, ndërsa situata mbetet e tensionuar në terren.
Para sulmeve, ushtria izraelite paralajmëroi se disa zona mund të përballen me sulme raketore nga Hezbollahu në orët në vijim, duke rritur alarmin për përshkallëzim të konfliktit.
Zhvillimet vijnë në një moment kur kryeministri Benjamin Netanyahu kishte deklaruar gatishmëri për të nisur negociata të drejtpërdrejta me Libanin.
Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë armëpushim me Hezbollahun, duke lënë të kuptohet se operacionet ushtarake do të vazhdojnë paralelisht me çdo përpjekje diplomatike.
Situata mbetet e brishtë, me rrezik të lartë për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
