Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Vendimi u mor nga gjyqtari Ilir Panda, i cili vendosi që pasaporta e Ballukut të mos i rikthehet. Dokumenti i udhëtimit është i bllokuar që prej 19 nëntorit, me vendim të GJKKO.
Balluku është nën hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë. Hetimet lidhen me disa çështje, përfshirë:
- 7 lotet e projektit të Unazës së Madhe
- si dhe 3 tenderë të tjerë, për të cilët ajo dyshohet
Me këtë vendim, kufizimi ndaj saj mbetet në fuqi, ndërsa hetimet ndaj ish-zyrtares së lartë vijojnë.
