Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka paralajmëruar se armëpushimi me Iran nuk do të zgjasë nëse Teherani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit.
Ai theksoi se marrëveshja aktuale është e kushtëzuar dhe bazohet në reciprocitet mes palëve, ku SHBA ofron ndalimin e përkohshëm të sulmeve, ndërsa Irani duhet të garantojë lirinë e lundrimit në ngushticën strategjike.
Sipas Vance, nëse Irani nuk respekton këtë angazhim, Donald Trump nuk do t’i përmbahet marrëveshjes dhe do të ketë pasoja serioze.
Ai u shpreh se situata aktualisht është “në një pozicion të mirë”, por mbetet e brishtë dhe zhvillimet në ditët në vijim do të jenë vendimtare për fatin e armëpushimit.
