Kontrolle të shtuara në rrugë, Policia e Fierit monitorim me dron dhe makina inteligjente

Data

Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e policisë janë vendosur në segmentet:

Lushnjë–Fier, Fier–Vlorë, Fier–Mallakastër, Lushnjë–Divjakë dhe Lushnjë–Berat, ku po kryhen monitorime të vazhdueshme të qarkullimit.

Në fokus të kontrolleve janë drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat, si:

parakalimet e gabuara, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe errësimi i xhamave të automjeteve, të cilat konsiderohen ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.

Paralelisht, policia ka shtuar prezencën edhe pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qark, me qëllim garantimin e sigurisë për nxënësit.

Autoritetet bëjnë apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje që mund të bëhet shkak për aksidente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related