Ballafaqimi në GJKKO – Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej përballen për vrasjen e Bujar Çela, zbardhen dëshmi tronditëse

Data

Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej, janë përballur në GJKKO lidhur me vrasjen e Bujar Çela në Bradashesh.

Gjatë seancës, të dy kanë deklaruar se i qëndrojnë plotësisht dëshmive të dhëna më herët për këtë ngjarje.

Sipas rrëfimit të mëparshëm të Dumanit, ai ka qenë pjesë e grupit që synonte ekzekutimin e Çelës, së bashku me persona të tjerë, por arma e tij nuk ka funksionuar në momentin e sulmit.

Nga ana tjetër, Alibej ka deklaruar se vrasja ishte planifikuar në bashkëpunim me Dumanin, si pjesë e një serie përplasjesh kriminale dhe hakmarrjesh mes grupeve rivale.

Sipas dëshmive, objektivi ishte i lidhur me konfliktet e mëparshme kriminale, ndërsa pas ekzekutimit autorët janë larguar dhe kanë tentuar të fshijnë gjurmët, duke djegur automjetin dhe hedhur armët.

Çështja e njohur si pjesë e dosjes së krimit të organizuar mbetet një nga më kompleksat në vend, ndërsa ballafaqimi i dy të penduarve pritet të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related