Balluku sfidon masën e pezullimit, mbrojtja: nuk ka më efekt pasi nuk mban funksione

Data

Në Gjykata e Posaçme do të shqyrtohet sërish sot kërkesa e Belinda Balluku për heqjen e masës së pezullimit nga detyra.

Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30, ndërsa mbrojtja e saj argumenton se kjo masë nuk ka më efekt praktik, pasi Balluku nuk ushtron më funksione si zv.kryeministre apo ministre.

Më herët, kërkesa e saj është shqyrtuar edhe nga Apeli i Posaçëm, ku gjyqtarja Miliana Muça vendosi ta lërë në fuqi masën e pezullimit, duke mos pranuar argumentet e paraqitura nga pala mbrojtëse.

Ndërkohë, çështja pritet të vijojë edhe në një tjetër nivel. Më 9 prill, në Gjykata e Lartë do të zhvillohet një seancë ku avokatët e Ballukut do të kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Procesi ndaj Ballukut mbetet një nga çështjet më të ndjekura, ndërsa vendimet e radhës pritet të përcaktojnë nëse kufizimet ligjore ndaj saj do të vijojnë apo do të ndryshohen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related