Një incident i rëndë është regjistruar në Skënderaj, ku shpërthimi i dy bombolave të gazit ka lënë të plagosur një të mitur.
Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur më 5 prill rreth orës 15:00 në zonën e Mitrovicë. Dyshohet se një person ka ndezur zjarr, duke shkaktuar shpërthimin e bombolave dhe duke sjellë lëndimin e të miturit.
I plagosuri është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në QKUK, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm.
Fatmirësisht, pas ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai është rikthyer në shtëpi, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësit.
