“E përcollën me oiii, e pritën me xhelozi”, ironia therëse e Sulës për PD-në:Në vend të festës për Salianjin,po zihen..

Data

Dash Sula ka ironizuar PD-në pas lirimit të Salianjit nga burgu i Fierit. Në një reagim, ai shtron pyetjen se pse nuk e pritën në PD ata që dikur u deklaruan të ngujoheshin brenda partisë kur u dënua me 1 vit burg. Sipas Sulës, Salianji shihet si një rrezik dhe kundër tij janë bërë të gjithë.

“E përcollën me “oiiiii”, e pritën me xhelozi”. Kështu shprehet me ironi deputeti demokrat Dash Sula për lirimin me kusht të Ervin Salianjit, i cili pasi shkoi në selinë e PD-së pas më shumë se 9 muajsh në burg, nuk u prit nga asnjë drejtues i partisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Sula ngre pyetjen se ku shkuan ata që deklaronin se do ‘ngujoheshin’ në parti për të mos lejuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës që e dënoi Salianjin me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen Babale.

“Dje doli nga burgimi politik Ervin Salianji, pas afro 10 muajsh izolim të padrejtë. Për Salianjin show me pranga në duar është një medalje sakrifice në interes publik. Por, dje paradite Salianji doli nga burgu dhe para se të takonte familjen e tij biologjike, u drejtua për te familja politike për të takuar anëtarët e familjes politike. Për tu vlerësuar! Feedbacku që mori?! Asnjë nga udhëheqësia nuk denjoi ta priste. Nuk e kuptoj se ku shkuan të gjithë ata te devotshmit që ishin gati që të ngujoheshin për të mos e lejuar që të ekzekutohej vendimi gjykatës?!”, shkruan Sula.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related