Tuneli i Llogarasë kalon në sistem tarifimi, përfundon periudha falas

Data

Brenda këtij muaji pritet të nisë aplikimi i tarifave për kalimin në Tuneli i Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së përdorimit pa pagesë.

Punimet për instalimin e sistemit të pagesës janë në fazën përfundimtare, ndërsa autoritetet po kryejnë testimet e fundit për funksionimin e plotë të pajisjeve teknologjike dhe të kontrollit.

Sipas të dhënave, tarifat do të jenë të ndara sipas kategorive të mjeteve:

  • 100 lekë për motoçikletat
  • 250 lekë për autoveturat (500 lekë vajtje-ardhje)
  • 500 lekë për mjete me karroceri
  • 1000 lekë për furgonë dhe autobusë
  • deri në 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë

Sistemi përfshin kamera sigurie, kontroll elektronik dhe infrastrukturë mbështetëse për të garantuar një proces të rregullt dhe efikas.

Vendosja e tarifave pritet të sjellë reagime nga përdoruesit e rrugës, të cilët deri më tani e kanë shfrytëzuar tunelin pa pagesë. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse do të ketë tarifa të reduktuara apo lehtësi për banorët e zonës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related