Tensionet mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përshkallëzuar ndjeshëm, pas një shkëmbimi të fortë deklaratash mes zyrtarëve të lartë të dy vendeve.
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar pasoja të rënda për rajonin.
“Veprimet e tua të pamenduara po i çojnë Shtetet e Bashkuara në një ferr të vërtetë për çdo familje, dhe i gjithë rajoni ynë do të digjet”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Ky reagim vjen pasi Trump kërcënoi me goditje ndaj infrastrukturës energjetike dhe objektivave strategjike, nëse Irani nuk rihap Ngushtica e Hormuzit brenda një afati të shkurtër.
Ghalibaf akuzoi gjithashtu SHBA-të se po veprojnë në funksion të interesave të Izraelit, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të ketë pasoja të paparashikueshme.
Sipas tij, rruga e vetme për të shmangur një konflikt të gjerë mbetet ndalimi i kërcënimeve dhe respektimi i të drejtave të Iranit, në një moment kur rajoni ndodhet në një situatë tejet të brishtë.
