Petrit Vasili sulmon Edi Rama: “E ka kthyer vendin në narko-shtet, ka shkatërruar integrimin dhe shtetin ligjor”

Data

Ish-deputeti Petrit Vasili ka artikuluar kritika të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përkeqësim të treguesve ekonomikë dhe institucionalë në vend.

Në një intervistë televizive, Vasili u shpreh se “realiteti është kokëfortë” dhe vuri në pikëpyetje arritjet e qeverisë, duke kërkuar shembuj konkretë për “punët e mira” që, sipas tij, nuk ekzistojnë.

Ai deklaroi se Shqipëria sot ndodhet në një situatë më të keqe krahasuar me vitin 2013, duke përmendur rritjen e korrupsionit, dobësimin e shtetit ligjor dhe përshpejtimin e fenomenit të shpopullimit. Sipas tij, vendi është kthyer në një “narko-shtet” dhe në një nga vendet më të korruptuara.

Vasili kritikoi gjithashtu procesin e integrimit europian, duke theksuar se ai nuk ka qenë prioritet për qeverinë aktuale. Ai përmendi si shembuj shkrirjen e strukturave të integrimit dhe orientimin drejt nismave rajonale si “Ballkani i Hapur”, të cilën e cilësoi si një projekt të dështuar.

Në deklaratat e tij, ai iu referua edhe liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian si një nga arritjet kryesore të mëparshme, duke argumentuar se progresi në raport me Evropën është ngadalësuar në vitet e fundit.

Sipas Vasilit, problemet aktuale në vend lidhen me mungesën e prioriteteve të qarta në qeverisje dhe me dështimin për të ruajtur standardet e shtetit ligjor dhe integrimit, duke theksuar se qytetarët përballen çdo ditë me pasojat e kësaj situate.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related