Sulmet ajrore të Izraeli përshkallëzohen në Libani, të paktën 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në periferitë e Bejruti

Data

Situata e sigurisë në Lindjen e Mesme është përkeqësuar ndjeshëm, pasi Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj objektivave në Libani.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, të paktën shtatë sulme ajrore janë kryer brenda një periudhe prej dy orësh, duke goditur kryesisht zonat periferike jugore të Bejruti. Si pasojë e bombardimeve, të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë skena të rënda nga zonat e goditura, ku ndërtesa të dëmtuara dhe rrënoja mbulojnë lagje të tëra. Banorët shihen duke transportuar të plagosur, të mbështjellë me batanije, mes pluhurit dhe kaosit të krijuar nga shpërthimet.

Përshkallëzimi i sulmeve vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, ku konfliktet po përfshijnë gjithnjë e më shumë vende dhe rreziku për një përhapje më të gjerë të dhunës mbetet i lartë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi objektivat e goditura, ndërsa bilanci i viktimave pritet të ndryshojë në orët në vijim, pasi ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related