Shërbimi Sekret i SHBA ka nisur hetimet pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri gjatë natës pranë Lafayette Park, një zonë e vendosur përballë Shtëpia e Bardhë.
Sipas raportimeve të The Guardian, pas kontrollit të kryer në park dhe në zonën përreth, nuk është gjetur asnjë i dyshuar dhe nuk janë raportuar persona të lënduar.
Në momentin e incidentit, presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, por nuk ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen.
Autoritetet kanë bërë të ditur se operacionet në Shtëpinë e Bardhë kanë vijuar normalisht, megjithatë masat e sigurisë në zonë janë shtuar ndjeshëm.
Shërbimi Sekret i SHBA po bashkëpunon me Policinë e Distriktit të Kolumbisë dhe Policinë e Parkut të SHBA për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
