Zjarr pranë pallateve te Rruga e Barrikadave në Tiranë, tymi mbulon zonën dhe alarmon banorët

Data

Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në një ambient biznesi pranë një pallati në qendër të Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rrugës së Barrikadave, pranë pallateve të njohura si “9-katëshet”, ku flakët janë shoqëruar me tym të dendur që ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të zonës përreth.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa situata ka shkaktuar shqetësim tek banorët dhe kalimtarët në zonë.

Në vendngjarje priten shërbimet zjarrfikëse dhe autoritetet përkatëse për neutralizimin e flakëve dhe hetimin e plotë të incidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related