Aksident tragjik në Fiershegan: humb jetën 35-vjeçari Klevis Gjoni pas përplasjes mes motoçikletës dhe një mjeti tip “Caddy”

Data

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fiershegan, ku ka humbur jetën 35-vjeçari Klevis Gjoni.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte duke drejtuar një motoçikletë kur është përplasur me një automjet tip “Caddy”. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në momentin kur automjeti po kryente një manovër kthimi për të hyrë në një banesë, ndërsa motoçikleta ka tentuar parakalimin në të njëjtën korsi.

Përplasja ka qenë e fortë dhe i riu është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Sipas burimeve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë manovra e parakalimit, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related