Nga protestat dhe përplasjet politike në krye të shtetit: Albulena Haxhiu merr detyrën si presidente e përkohshme e Kosovës

Data

Kosova ka hyrë në një fazë të re politike, pasi Vjosa Osmani përfundoi mandatin dhe ia dorëzoi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit do të ushtrojë funksionin e presidentes deri në zgjedhjen e një kreu të ri të shtetit.

Haxhiu, një nga figurat më të njohura të Lëvizja Vetëvendosje, ka një karrierë të gjatë politike që nis nga aktivizmi në protesta dhe përplasje të forta në opozitë, deri te drejtimi i institucioneve më të rëndësishme të vendit. Ajo ka shërbyer për disa mandate si deputete dhe ka mbajtur postin e ministres së Drejtësisë, duke u profilizuar si një nga zërat kryesorë në çështjet ligjore dhe antikorrupsion.

Emërimi i saj si presidente e përkohshme vjen në një moment ngërçi institucional, pasi Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një president të ri për shkak të mungesës së konsensusit politik. Kushtetuta parashikon që kjo detyrë të ushtrohet përkohësisht nga kryetarja e Kuvendit, deri në një zgjidhje përfundimtare.

Në deklaratën e saj të parë, Haxhiu theksoi se do të respektojë plotësisht Kushtetutën dhe detyrimet që rrjedhin nga posti, duke garantuar stabilitet institucional në këtë periudhë tranzitore.

Zhvillimet e ardhshme mbeten të hapura, pasi nëse brenda afateve kushtetuese nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related