Edi Rama për ngërçin e integrimit në Bashkimi Europian: “Mjafton një vend të thotë ‘jo’ dhe procesi bllokohet, synojmë mbylljen e negociatave deri në 2027”

Data

Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian, duke theksuar sfidat dhe kompleksitetin e negociatave.

Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Baldushk, Rama deklaroi se objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027. Ai shpjegoi se procesi ka dy nivele: fillimisht vlerësimin teknik nga institucionet e Brukselit dhe më pas vendimmarrjen politike nga 27 shtetet anëtare.

Sipas tij, edhe nëse përmbushen të gjitha kushtet teknike, mjafton kundërshtimi i një shteti anëtar për të bllokuar vendimin përfundimtar.

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria është “vetëm në këtë betejë”, duke akuzuar opozitën për mungesë mbështetjeje ndaj procesit të integrimit dhe për përzierje të interesave politike me ato kombëtare.

Në përfundim, ai bëri thirrje për shfrytëzimin e momentit aktual si një mundësi historike për anëtarësimin e vendit në BE.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related