“Nafta do mbetet e shtrenjtë edhe pas krizës”, Bozdo: Shqipëria me çmimin më të lartë në rajon

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka paralajmëruar se çmimi i karburanteve në Shqipëri do të mbetet i lartë edhe pas përfundimit të krizës aktuale energjetike.

Deklarata u bë gjatë një takimi të zhvilluar nga kreu i PD-së, Sali Berisha, me Departamentin e Burimeve Natyrore, ku në fokus ishte rritja e çmimeve të naftës.

Bozdo theksoi se aktualisht Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe sipas tij, kjo situatë pritet të vazhdojë, duke rënduar më tej buxhetet e familjeve shqiptare.

Ai akuzoi qeverinë për mungesë vullneti për të ndërhyrë në lehtësimin e situatës, ndërsa shtoi se politikat aktuale nuk ndihmojnë në uljen e çmimeve.

Sipas tij, rezervat strategjike të naftës nuk mund të përdoren për të ulur çmimet në treg, pasi kjo lejohet vetëm në raste të mungesës së furnizimit dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare.

Bozdo paralajmëroi gjithashtu se modeli që pritet të ndjekë qeveria për menaxhimin e rezervave do të ketë kosto të lartë financiare, duke përmendur një vlerë prej rreth 300 milionë eurosh.

Në përfundim, ai theksoi se edhe pas stabilizimit të situatës globale, çmimi i karburantit në Shqipëri do të mbetet më i lartë krahasuar me periudhën para krizës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related