“Besnike dhe aleate” – Donald Trump sqaron shkarkimin e Pam Bondi, paralajmëron rol të ri

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sqaruar arsyet e largimit nga detyra të Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, duke theksuar se vendimi nuk lidhet me pakënaqësi, por me një riorganizim brenda administratës.

Në një reagim në rrjetin social X, Trump e cilësoi Bondin si “një patriote të madhe amerikane” dhe një aleate të besueshme, duke vlerësuar kontributin e saj gjatë kohës në detyrë.

“Pam Bondi është një mike besnike që ka shërbyer me përkushtim si Prokurore e Përgjithshme. Ajo ka bërë një punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në luftën kundër krimit,” u shpreh presidenti amerikan.

Sipas tij, Bondi do të kalojë në një pozicion të ri, të rëndësishëm në sektorin privat, ndërsa detajet pritet të bëhen publike në vijim.

Ndërkohë, Trump konfirmoi se Todd Blanche do të marrë përkohësisht detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, duke e cilësuar atë si një figurë me aftësi të larta profesionale dhe reputacion të fortë në fushën ligjore.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat për administratën amerikane, ku ndryshimet në nivelet më të larta të drejtësisë shpesh shoqërohen me ndikime të rëndësishme politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related