Pas alarmit për kërcënim nga Irani, Ambasada e SHBA në Tiranë: “Po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të zbutur rreziqet”

Data

Pas paralajmërimit për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sërish duke theksuar se situata po monitorohet nga afër.

Në një deklaratë zyrtare, ambasada bëri të ditur se është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare për të vlerësuar nivelin e rrezikut dhe për të ndërmarrë masa parandaluese.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë”, thuhet në reagim, i atribuar një zyrtari të ambasadës.

Gjithashtu, u theksua se për administratën e Donald Trump, siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë mbetet prioriteti kryesor.

Ky reagim vjen në një moment tensioni të shtuar ndërkombëtar, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe përplasjes së vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit.

Ndërkohë, në Shqipëri janë shtuar masat e sigurisë dhe koordinimi mes institucioneve, përfshirë strukturat e antiterrorit dhe shërbimet inteligjente, për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related