“Deputetët si polic trafiku”, Bamir Topi mbështet uljen e numrit në Parlament dhe flet për bashkëpunim Rama–Berisha

Data

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur mbështetjen e tij për nismën për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend, duke kritikuar ashpër funksionimin aktual të Parlamentit.

Sipas Topit, një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë rol real në vendimmarrje dhe kufizohen vetëm në votime formale. Ai i krahasoi ata me “polic trafiku”, duke theksuar se madje edhe ky i fundit përballet me më shumë përgjegjësi në punën e tij.

“Ka deputetë që nuk bëjnë asgjë, vetëm ngrenë dorën me sinjal,” u shpreh ai, duke shtuar se reduktimi i numrit të tyre nuk do të sillte ndryshime thelbësore në funksionimin e Parlamentit.

Topi gjithashtu deklaroi se për ndryshimet kushtetuese, që kërkojnë 2/3 e votave, është i pashmangshëm bashkëpunimi mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Sali Berisha.

Ai theksoi se, pavarësisht përplasjeve publike, mes tyre ekziston një komunikim dhe bashkëpunim i vazhdueshëm “nën sipërfaqe”.

Në vijim, Topi u shpreh se ndryshimet që priten nuk do të kenë peshën e reformave të vitit 2008, por megjithatë i konsideron të rëndësishme, veçanërisht në aspektin e racionalizimit të përfaqësimit parlamentar.

Në fund, ai shtoi se drejtësia pritet të prekë edhe figura pranë qeverisë, duke nënvizuar se kjo është një çështje e pashmangshme në zhvillimet aktuale politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related