Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara në Iran pritet të përfundojnë në një të ardhme të afërt.
Në një intervistë për Reuters, Trump u shpreh se nuk mund të japë një afat të saktë për tërheqjen, por theksoi se SHBA do të largohet pasi të ketë përmbushur objektivat e saj.
“Ata nuk do të kenë një armë bërthamore… pastaj unë do të iki dhe do t’i marr të gjithë me vete”, deklaroi ai, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit për sulme të menjëhershme nëse situata e kërkon.
Trump shtoi gjithashtu se do të vijojë kritikat ndaj NATO, ndërsa paralajmëroi se mund të flasë më gjerësisht për një tërheqje të mundshme nga aleanca në një fjalim të ardhshëm.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se fjalimi i presidentit do të përmbajë një përditësim të rëndësishëm mbi zhvillimet e fundit të konfliktit.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër çdo zhvillim që mund të ndikojë në stabilitetin e rajonit.
