Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjeve të tij të fundit në Vlorë për lirimin e hapësirave publike.
Lapaj e cilëson këtë aksion si një shfaqje të vonuar politike dhe e akuzon Ramën për ushtrim të pushtetit në mënyrë autoritare dhe selektive.
Sipas Lapajt, Kryeministri “vërtitet nëpër Shqipëri në mes të vapës, gjasme për të çliruar hapësirat publike”, duke detyruar dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Vlorë, një akt që ai e cilëson si vepër penale dhe shkelje të autonomisë vendore.
“Bravo! I eliminove ‘armiqtë’! Duhej të vije vetë, o pasha, për t’u treguar vendin atyre drejtorëve që lanë Vlorën pa ujë e të mbytur në plehra,” ironizon Lapaj.
