Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me hetimet për çështjen e AKSHI, duke pretenduar se ajo po mbulohet për interesa familjare.
Në një deklaratë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se Rama po mbron ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke shtuar se pas kësaj qëndrojnë lidhje dhe interesa të brendshme familjare.
Ai pretendoi se deklarimet publike për gjendjen ekonomike të Karçanajt nuk përputhen me pasuritë që, sipas tij, janë zbuluar nga dëshmi dhe hetime, përfshirë vila në bregdet dhe apartamente në disa zona.
Berisha shkoi më tej duke akuzuar se strukturat shtetërore janë të paralizuara dhe se hetimet nuk po avancojnë siç duhet.
“Kemi të bëjmë me një përpjekje për të groposur një çështje. Deri tani dosja është turshi”, u shpreh ai.
Ai përmendi gjithashtu emra të tjerë të lidhur, sipas tij, me këtë çështje dhe kritikoi faktin që disa persona të përmendur në hetime vijojnë të jenë të lirë.
Në përfundim, lideri i opozitës deklaroi se situata aktuale tregon, sipas tij, një dobësim të shtetit ligjor dhe një devijim nga rruga e integrimit europian për Shqipëria.
