Delina Ibrahimaj: Sulmet kibernetike nuk kanë lënë pasoja të pariparueshme, do rrisim investimet digjitale

Data

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me sulmet kibernetike të fundit, duke theksuar se ato nuk kanë shkaktuar dëme të pakthyeshme në sistemet shtetërore.

Sipas saj, pavarësisht sulmeve të atribuuara ndaj aktorëve të huaj, përfshirë Iranin, infrastruktura digjitale e vendit ka mbetur funksionale dhe nuk janë konstatuar pasoja të rënda.

“E rëndësishme është që nuk ka dëme të pariparueshme. Kjo tregon që infrastrukturat janë në fuqi,” u shpreh ajo.

Ibrahimaj theksoi se sulmet kibernetike janë një fenomen gjithnjë e më i pranishëm në botën moderne dhe pjesë e sfidave të zhvillimit teknologjik.

Ajo nënvizoi gjithashtu se qeveria do të vijojë të investojë në sigurinë digjitale, duke e konsideruar këtë një prioritet strategjik për të ardhmen.

“E ardhmja është digjitale dhe luftërat do të jenë digjitale,” deklaroi ministrja.

Deklarata vjen në një kohë kur Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera, po përballet me rritjen e kërcënimeve kibernetike ndaj institucioneve publike dhe sistemeve të saj kritike

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related